‘Përshtati lokalin për përdorim droge’, arrestohen 2 persona në Korçë

180
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasit I. Z., 36 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë dhe S. P., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 22 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. Z., 36 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë dhe S. P., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S. P., në lagjen nr. 17, Korçë, të cilin e kishte të paregjistruar në organet tatimore, ku ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse dhe e kishte përshtatur ambientin për përdorim droge, shtetasit I. P., iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit I. Z., 2 doza të dyshuara kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Rëmbec-Drithas, u kap duke drejtuar një mjet bujqësor, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.