Lagjja “Kodër Mulliri”, në periferi të qytetit të Lezhës ka mbetur pa ujë të pijshëm.
Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i tubacionit të ujësjellësit, i cili ishte ngjitur me urën që u shemb nga vërshimi i përroit të Manatisë në këtë zonë.
Punonjësit e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime po punojnë për riparimin e dëmit të shkaktuar dhe rikthimin brenda një kohë të shpejtë të ujit të pijshëm në këtë zonë.
Lagjia “Kodër Mulliri” dhe “Lalmi i Ri” ishin zonat më të prekura nga përmbytjet në Lezhë. Me tërheqjen e ujit ka nisur të dalin në pah dëmet e shkaktuara, që sipas banoreve janë të konsiderueshme.
Brenda një kohë të shpejtë, në këtë zonë ushtria do të nisë punën dhe për rindërtimin e Urës së shembur, e cila ju shërben rreth 600 banoreve..