Hyqmet Zane: Korrupsioni si diktaturë në emër të popullit

222
Sigal

Korrupsioni si diktaturë në emër të popullit

Protesta si domosdoshmëri kundërskandaleve të korrupsionitt vrasës të jetës shqiptare

Nga Hyqmet Zane

Në vendin tim, në vendin tënd

e shpojnë lakrën, i hedhin mend

***

Në vendin tim, në vendin tënd

Ty të kruhet, tjetrit i dhemb.

***

Në vendin tim, në vendin tënd

Hënën, si petull e pjekin në shkëmb.

***

Në vendin tim, në vendin tënd,

një i çmendur, një vend e çmend!

***

Janë vargjet e të madhit Dritëro që thuhet se i kishte shkruar për të tipizuar një politikan të lartë shqiptar të demokracisë. Por shumë vite më vonë, kur pa se çfarë po bënte Edi Rama me bashkinë e Tiranës dhe me qeverisjes më pas, duket se i shkonin përpikmërisht Edit. Se Dritëroi nuk gabon, se e kishte provuar marrëzinë e një revolte injorantësh kur foli në Kongresin X të PPSH, kur fanatikët e asaj partie iu turrën shkrimtarit të madh me fjalët e ndyra, me letra fyese, me duartrokitje skanaloze të marrësh që i bënin qefin udhëheqjes, në një kohë që Dritëroi thoshte të vërtetën dhe ata të tjerët kërkonin të mbulonin veprat kriminale të një partie, që bëri diktaturë dhe izolim, edhe pse populli luftoi për çlirimin e vendit, për Shqipërinë e lirë dhe demokratike.

Protesta kundër së keqes ka qenë fjala e parë për demokracinë, ndaj kanë mbetur të skalitura në kujtesën e viteve të shqiptarëve vuajtjet nga diktatura dhe pasojat nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës. Ishte ky motivi që shqiptarët ikën nga vendi me anije për në Perëndim. U bë protesta e madhe e rinisë më 1990 në Tiranë dhe u realizua pluralizimi.

Më pas më14 dhjetor 1990 në Elbasan u zhvillua një protestë antikomuniste e rinisë së qytetit që ishte e para pas shpalljes së pluralizmit dhe krijimit të Partisë Demokratike Shqiptare. Për kujtesën e atyre ditëve, janë të regjistuara burgosjet e rreth 40 djemve, prej të cilëve janë dënuar mbi 20 të rinj. Ra në sy se për herë të parë u përdorën forca speciale nga Tirana që, pas zhurmës dhe krijimit të situatës alarmuese, torturat në biruca u bënë nga policë apo nuk dihet çfarë ishin, të gjithë ishin të maskuar dhe ushtronin dhunë ekstreme a thua ishin kafshë e jo njerëz e bij nënash shqiptare. Zjarri i një proteste i kishte djegur aq shumë pushtetit diktatorial që gjeti rastin të tregojë dhëmbët ndaj shqiptarëve.

Fitorja e opozitës së parë shqiptare erdhi përmes protestave masive, që çuan në fitoren e parë të pluralizmit më 31 mars 1991 dhe më pas më 22 mars 1992 me fitoren e demokracisë mbi diktaturën. Vitet kanë ikur dhe sot pas një qeverisje 10 vjeçare të rilindjes së zezë. Në emër të PS shqiptarët ndodhen në të njejtët kushte – të mashtruar, të vjedhur, të mafiozuar, të kriminalizuar, të varfëruar, të injoruar, të poshtëruar dhe të ikur, sepse një qeverisje oligarke po sillet me vendin dhe popullin e vet si në një mall privat. Liderët e opozitës të përfaqësuar nga Sali Berisha për Partinë e vërtetë Demokratike dhe Ilir Meta për Partinë e Lirisë po shpalosin realitetet, që po kapin për fyti jetën e familjeve shqitpare, fëmijët e të cilës po ikin për të shpëtuar nga robëria dhe marrëzia e një kryeministri të marrë në çdo drejtim.

Presidenti amerikan Franklin D.Roosevelt është shprehur se “Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shtetidemokratik. Në thelb ky është fashizëm – kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat”. Këtë më së shumti shqiptarët e kanë provuar në diktaturë nga Enver Hoxha me udhëheqjen e filozofisë staliniste dhe po e provojnë sot nga rikthimi në kohë dhe hapësirë i një neodiktature nga Edi Rama dhe grupi i oligarkëve. Edhe pse e kuptojmë dhe e dimë se ne demokratët nuk mund të lejojmë tiraninë e një“sulltani”të vetë emëruar siç edhe sillet Edi Rama, ashtu siç nuk duruam izolimin dhe diktaturën e Enver Hoxhës, demokratët nuk do lejojnë as izolimin e as përçmimin e sorristëve. Ishin ata që guxuan që e bënë atë që duhej në kohën e duhur dhe në vendin e duhur se kishin shpirt antidiktatorial.

Edi Rama kërkon që me filozofinë e globalizmit të Sorosit tua mbulojë diellin e jetës popullit të vet, duke kapur pushtetet.Të njejtat medoda si të sigurimit të shtetit si me lëvizjet nën rrogoz me duar të pista për ta cilësuar “non grata” me “dosje” pa fakte ndaj Sali Berishës apo shpifjet bajate ndaj Ilir Metës pa mbaruar mirë mandatin dhe sa e sa skandale pas skandalesh, sa e sa mafiozitetesh, që kanë krijuar një situatë për të qarë e për të qeshur. Edi Rama e Co nuk e di se rrezet ediellit që do të ndriçojë çdo skutë qëështënxirë nga qeverisja e një mafiozi nuk ka fuqi ta shuaj, se nuk shuhen demokratët dhe forcat demokratike në këtë vend. Kushdo qoftë ai, nuk e shuan dot protestën e demokratëve as ndryshimin e pushteteve, ashtu si diktatura nuk i mposhti dhjetoristët se fuqia e diellit të protestës dhe lidershipit të PD me liderin historik Sali Berisha dhe ata të Partisë së Lirisë me lidershipin dhe liderin Ilir Meta, do ta ndriçojë të ardhmen, sepse fuqia e një njeriu që kërkuan ata rrëzojnë, qëndron tek fakti se dinë të ngrihen dhe sot të na udhëheqin në rrugën tonë të lirisë. Këtë e pamë 32 -vjet më parë dhe po e shohim edhe sot megjithëse sot forcat e errta kërkojnë të përdorin modelet e ish – sigurimit përmes atyre dritë shkurtëve, që ua ka lagur barutin fuqia e detit të demokratëve të vërtetë.

Veprimet me papërgjegjshmëri të kryeministrit me pushtetin, me sjelljet e tij si regjisor dhe aktor i keq në lojën  e kapjes së pushteteve, janë tendencat për të eleminuar lirinë e mendimit dhe veprimit të demokratëve. Duhet të jemi të vetëdijshëm se derisa të na mungojë liria nga pushteti i monizmit tip Edi Rama, ne demokratët do të jemi gjithnjë shpirt-kryengritës për ta fituar atë me çdo mjet dhe me bindjen se i shërbejmë së ardhmes.

Personalitete botërorë, që e kanë njohur mirë jetën shqiptare në shekuj dhe sot, nxjerrin konkluzione të tilla që kanë lidhje me sjelljen ndaj realiteteve të jetës. Edhe pse kanë kaluar 32 vjet, kurrësesi nuk mund të harrohen xhelatët e diktaturës, që torturuan çnjerëzisht djemtë shqiptarë, që kërkonin lirinë apo të harrohen ata që vranë dhe tërhoqën zvarrë kufoma – bijtë e nënave, që donin të fitonin lirinë. Është e ditur se me ata dhe këta që na kanë bërë kaq shumë zullume, nuk ka miqësi, pale pastaj t’i harrojmë bëmat e tyre. Personaliteti hebre Leo Freundlich që është shprehur  se “Shqiptarët zakonisht kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtër saqë xhelatëve të tyre u thërrasin “miq”, pas një kohe të shkurtër”.

Kur u pyet një demonstrues elbasanas, që ishte pjesëmarrës në demonstratën e 14 dhjetorit 1991 se përse mendon se edhe sot duhet të veprojmë si 32 vjet më parë, u shpreh se “ne kemi një kauz më të madhe se interesat e një  mizantropi të verbuar nga e keqja që i është bërë pjesë e jetës social-ekonomike të  pushtetit të blerrë dhe të vjedhur. Ndaj e kujtoj me respekt Dritëroin që shrprehet snë vargje se:

“Në vendin tim, në vendin tënd

një i çmendur, një vend e çmend”.