Përplasen tre mjete në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, humb jetën një person

173
Sigal

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër- Malësi e Madhe.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Omaraj.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, konfirmoi policia e Shkodrës.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.