Prof. Abi Malltezi: Ja si e vjedhin tokën klientët e qeverisë

307
Sigal

 

Kanakari i Edvinit në Kavajë po vjedh pronat

Ka 1 ligj që i kthen pronën pronarit të ligjshëm dhe 4 mënyra që ia vjedhin! Por nuk ka as shtet ligjor, ndaj në Shqipëri raporti mes Ligjit dhe sajesave alla-shqiptarçe, që dhunojnë ligjet e pronës, janë 1 me 4.  Ka veç 1 ligj për kthimin e pronës tek ish- pronarët. Ky është i vetmi ligj që respekton të drejtën e pronës, trashëgiminë dhe standardet, që e kanë edhe vende të tjera që i ra për hise flama e ndyrë e komunizmit.  Ka 2 ligje që në thelb ia marrin pronarit të ligjshëm pronën, siç janë ligji 7501, që ia merr tokën bujqësore pronarit, që e ka pasur dhe ia jep banorit që jeton dhe e punon aty, dhe Ligji i Legalizimeve, që legalizon ndërtimin. Duhet thënë se edhe Italia përshembull,  ka zbatuar reformë agrare, që i ka dhënë tokë fshatarëve, (por zakonisht i ka dhënë tokë shteti, e jo tokë privati), dhe ligji i legalizimeve legalizon objektin, por kërkon ta blesh tokën. Kohët e fundit zoti Artan Lame, po fut edhe klauzola antiligjore, që ia merr fare tokën pronarit dhe i jep një copë letër me postë pronarit të ligjshëm, ku i thotë, që kismet, kur të çlirohet Shqipëria, mund të kërkosh ndonjë kompensim. Këto janë ligje në thelb jo të drejta, por që ka edhe vende të tjera kryesisht të botës së tretë dhe ish komuniste, që i kanë pasur.  Tani Qerratallarët alla-Edvin po shpikin edhe 2 mënyra të tjera antiligjore për të vjedhur tokën e pronarëve ligjorë,  apo atyre që ju takon të kompensohen sipas ligjit.  Mënyra 1 antiligjore është që del Edvini dhe i fal 5000 m2 tokë dhe 1200m2 objekt mes Tiranës një italiani të dyshuar për lidhje me mafien, veç pse ky i bën shërbim lëpirës Edvinit. Nxjerr edhe 3 VKM, që t’ia fal me 1 euro 5000 m2 tokë dhe 1200 m2 objekt, dhunon edhe Planin Rregullues, që e kish caktuar për gjimnaz! Ku (në cilin vend të botës së 3-të) ekziston kjo praktikë, ku kryeministri mund të përlajë tokën publike dhe private dhe t’ia japë lëpirësit të vet? Në cilin vend të botës ndryshon Plani Rregullues i qytetit, që objekti i caktuar për shkollë, t’i falet një qytetari të huaj për lëpirje? A tregon dot 1 shqiptar, që të ketë marrë falas 5000 m2 tokë mes Romës? Apo që qeveria italiane të nxjerrë VKM për prishjen me para publike të objektit, që i ka falur me 1 euro, që mos shpenzojë lëpirësi asnjë lek, as për prishje objekti?! A është ligjore kjo, apo antiligjore? SPAK, kos po ha? Mënyra e dytë antiligjore, është kjo si më poshtë: ky kanakari i Edvinit në Kavajë bën gjoja tender, ku merr pjesë veç njeri dhe gjoja jep pyllin pa fryt për t’u mirëmbajtur për 20 vjet. Tek ky pylli qerratallarët ndërtojnë pallate, siç elvis/ervin/ervisi para këtij dhe pastaj legalizojnë pallatet!  Pra, ka 1 ligj që i jep pronarit denbabaden pronën e vet dhe 4 mënyra (2 me ligje vendesh te botës së tretë dhe 2 antiligj) për t’ia vjedhur pronarit denbabaden. Por zuzarët e zyrtarët janë të lumtur nga ky lesh arapi i paligjshmërisë në kurriz të drejtësisë. Reforma po ecën, por drejtësia ka humbur rrugës.