Përplasen tre mjete dhe autobusi në Pogradec, lëndohet një fëmijë

501
Sigal

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në aksin segmentin Qafë Thanë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Gurit të Kuq, në të cilin janë përfshirë tre automjete dhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi.

Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar lehtë një fëmijë.

Sipas Policisë Rrugore, përplasja e tre mjeteve me mjetin e parë ka ardhur për shkak të mos ruajtjes së distancave të tyre përgjatë lëvizjes në aksin rrugor Qafe Thanë-Pogradec. Për pasojë, përplasja e mjeteve ka qenë e pamundur për t’u shmangur.