Përplasen dy makina te “5 Maji”, përmbyset njëra prej tyre, kishte brenda dhe fëmijë

384
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është përmbysur njëra prej tyre.

Në mjetin e përmbysur mësohet se ka pasur edhe fëmijë, ndërsa dyshohet për të plagosur.