Bizneset në Sarandë protestojnë: Ndaloni punimet në bulevardin e qytetit, po dëmtohemi shumë

Pronarët e bizneseve në Sarandë janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë anulimin e punimeve në bulevardin e ri të qytetit.

Ata shprehen se punimet kanë 11 muaj që po bëhen dhe duhet të ishin përfunduar, që rruga të hapej për sezonin turistik.

Sigal

Ata shprehen se janë prekur dhe nga kriza e COVID-19 dhe vera është shpresa e vetme për të punuar, ndaj kërkojnë hapjen e bulevardit.

 

Bizneset shprehen se protestat do të vazhdojnë deri në pezullimin e punimeve nga firma ndërtuese.

Bulevardi i Sarandës është një pikë kyçe, ku lidh pjesën qendrore të qytetit dhe gjatë verës është vendi më i frekuentuar nga turistët.