Përplasen dy makina në Korçë, një prej tyre e AKU

320
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Korçë ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sovjanit, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur një person i plagosur.

Në aksident raportohet të jetë përfshirë dhe një makinë e AKU.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.