Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, katër të plagosur

178
Sigal

Një aksident është përfshirë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramsh e në të janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur katër persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Ndërkohë policia dhe një autoambulancë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, nga ku pritet të dalin të dhëna dhe detaje të tjera.