Përmbytjet në Shkodër, Meta akuza ndaj qeverisë: KESH e administroi situatën në mënyrë mafioze, ngrohin duart e tyre me fatkeqësitë e qytetarëve

82
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme për përmbytjet e shkaktuara në Shkodër nga reshjet e dendura të shiut.

Meta u shpreh se shkak është bërë qeverisja e korruptuar dhe administrimi i keq nga ana e KESH e cila duhet të kishte nisur shitjet e energjisë që në datë 16 Janar.

“Shpreh keqardhjet për përmbytjet e ndodhura në Shkodër si rezultat i qeverisjes më të korruptuar deri në palcë e cila brenda tre muajsh e përmbyt tre herë Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët.

Kjo gjendje kur mbi 1400 hektarë është përmbytur është rezultat i administrimit mafioz të energjetikës në vendin tonë.

Tani shkakton prurjet në Fierzë dhe përmbyt shtëpitë e qytetarëve. KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 janar. Fondet e dhëna nga qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk mund të përballojnë situata të tilla.

Problematikat më të cilat po përballen qytetarë e Shkodrës është hapja e kaskadave të Drinit.

Mungesa e ndihmës për ata që i janë përmbytur pronat dhe gjithçka tjetër është një mungesë e plotë përgjegjësie për drejtuesit e sistemit energjetik që e kanë administruar në mënyrë mafioze situatën, me fatkeqësinë e shkodranëve ngrohin duart e tyre”, deklaroi Meta.