Përmbytjet, ministria e Arsimit: Në këto shkolla do të pezullohet mësimi

278
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në orët e mbrëmjes ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmbytjeve ka pasur në shkollat e disa zonave të caktuara.

Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qetë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave që cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

Postimi i Ministres Kushi:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

 Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
 Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
 Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
 Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
 Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.