Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore

105
Sigal

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe. Pas bllokimit për 9 ditë për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, tashmë lëvizja e mjeteve do të vijojë normalisht.

“📍Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës🏗ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi✅ qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes 🚘”, njoftoi ARRSH.