Gripi bën “kërdinë”, 8200 vetë humbin jetën

601
Sigal

Përveç koronavirusit që po prek me mijëra njerëz në të gjithë botën, ka një tjetër virus që po bën kërdinë.

Përreth 15 milionë amerikanë janë prekur nga gripi dhe më shumë se 8200 vetë kanë humbur jetën prej gripit vetëm këtë sezon, shkruan CNN. Sezoni i gripit 2019-2020 parashikohet të jetë një nga më të rëndët në një dekadë sipas institutit amerikan të alergjive dhe sëmundjeve infektive. Të paktën 140 mijë vetë janë shtruar në spitale me komplikacione nga gripi dhe numri parashikohet të rritet akoma më tej.

Sipas CNN, gripi është është i zakonshëm në jetët e amerikanëve dhe sipas ekspertëve nuk duhet nënvlerësuar. Ekspertët madje parashikojnë se të paktën 12 mijë vetë mund të humbin jetën në SHBA nga gripi, çdo vit. Në sezonin 2017-2018, 61 mijë vetë humbën jetën në SHBA dhe 45 milionë të tjerë u prekën. Gripi sipas ekspertëve, është i komplikuar sepse virusi ndryshon çdo vit.

Ndonjëherë, virusi dominues në një sezon gripal mund të jetë më ngjitës se vite të tjera, çka ka ndikim tek numri i njerëzve të prekur dhe shkalla e simptomave të tyre. Përveç SHBA gripi është bërë shqetësues edhe në vende të tjera të botës me mijëra të prekur dhe viktima po ashtu.