Mbërrin acari! Temperatura deri në -5°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

218
Sigal

Reshjet e shiut janë pakësuar dhe janë ndërprerë në shumë zona duke sjellë përmirësim në moti. Mirëpo, pas reshjeve të shiut vendin po e zënë ngricat dhe acari.

Në qarkullim do të ketë masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash me më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore.

Në zona të thella malore dëbora parashikohet të mbesë e grumbulluar si shkak i temperaturave të ulta.

temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 4 ballë.