Përmbytjet, Bashkia Shkodër: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

219
Sigal

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.

Kjo pasi situata me përmbytjet është përkeqësuar.

Në një njoftim, Bashkia e Shkodrës thotë se si pasojë e shkarkimeve rrezikohet jeta e banorëve në Shirq të Dajçit.

Bashkia thote se mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut.

Njoftimi i plotë:

Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut.

Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike.