Përlotet babai i Klement Pepajt: Djalin dyshoj se ma kanë ekzekutuar, ai zihej me kushëririn sepse i ngacmonte vajzat në lokal

356
Sigal

Nush Pepaj, babai i Klement Pepaj, një prej tre djemve të zhdukur në Malësinë e Madhe është përlotur sot para mediave. Teksa tregonte se dyshon se të birin ia kanë ekzekutuar, Nush Pepaj u shpreh se nuk ka parë asgjë të paligjshme tek Klementi.

Nush Pepaj shprehet se tre të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin kanë pasur konflikte, por jo për drogë. Ai shton se Klementi shpesh herë zihej me Vilsonin, pasi ky i fundit, i ngacmonte vajzat që shkonin të pinin kafe tek lokali i tij.

“Unë nuk i kam parë ndonjë bollëk leku, jo se i kam kontrolluar ndonjëherë xhepat, që të konstatoja se mund të ishte marrë me ndonjë gjë të paligjshme.

Nëse gjërat i ka bërë jashtë fshatit edhe mundet, se me djemtë që ka pasur këtu ka pas marrëdhënie shumë të mira. Nuk kam futur njëherë në shtëpi, njerëz që nuk i njihja.

Policia duhet të ndërhyjë më me forcë në këtë zonë, edhe pse e shoh që bëjnë kërkime. Ka qenë në Francë, ka qenë në Zvicër, nga aty më pas më duket se e kanë ekstraduar, por nuk më ka thënë nëse e kanë ngatërruar me gjë.

Djalin do ta kërkoj sa të gjendet, shteti të ndërhyjë sa më shumë, të gjejë të gjitha lidhjet e tij, unë dyshoj se ai është i vramë.

Më hyri frika për vrasje, pasi ka pasur konflikte më parë me kushërinjtë e tij. I ka bërtit me mos me bë zhurmë kushëririt të tij. Ai i ngacmonte gocat në lokal në fakt,”- tha Nush Pepaj