Përgjimet shtojnë frikën e zyrtarëve në Shqipëri, një sasi e madhe informacioni pritet të serviren nga autoritetet gjermane

22
Sigal

Edhe Gjermania mesa duket do të vërë në shenjestër ata zyrtarë shqiptarë të lidhur me krimin e aktet korruptive, që rezultojnë pjesë e një sasie të madhe informacioni, që pritet t’i vihet në dispozicion autoriteteve shqiptare. Zërat brenda diplomacisë perëndimore flasin për një sasi të madhe materialesh në të cilat rezultojnë të përfshirë emra të rëndësishëm në Shqipëri dhe lidhje të tyre paligjshmërie, trafiqe, akte korruptive dhe lidhje me eksponentë të krimit. Zërat nuk përjashtojnë edhe përfshirjen e zyrtarëve të dikurshëm dhe atyre aktual edhe të policisë. Më herët autoritetet e drejtësisë në Shqipëri kanë lënë të kuptohet për mediat se në hetimet e SPAK mund të jenë edhe mbi 50 oficerë policie që nuk mund t’i përmbushim kriteret dhe nuk mund të kenë certifikatë pastërtie, çka do të thotë se janë të përfshirë në aktivitete kriminale. Po ashtu nga SPAK ka të dhëna se janë nën hetim oficerë të lartë, çka tregon se rekrutimi deri në këto nivele mund të zbresë deri te policët më të thjeshtë, se një shef nuk punon pa ushtarë. Mendohet për një listë me 60 veta, të personave, që do të merren nën hetim, por gjithnjë në këto hetime flitet më së shumti për hetimet në të ashtuquajturën çështje “Metamorfoza” ku të dhënat e enkriptuara të SkyEÇ dhe encrochat të deshifruara nga autoritetet belge dhe ato franceze nxorrën të dhëna, që tronditën zhvillimet e kronikës në vend. Autoritetet gjermane pritet të shtojnë sasinë e informacionit që do të vihet në dispozicion të hetimit shqiptar. E dikurshmja gjermane “Bild.de” shokoi Shqipërinë kur publikoi disa audio rregjistrime, që përfshinin eksponentë të lartë të mazhorancës, ndërsa flisnin për votat dhe zgjedhjet. Gjermanët duket se kanë treguar prej kohësh se kanë vëmendje për zhvillimet në Shqipëri që mesa duket priten të shtohen ditëve në vijim. Shqetësues për Shqipërinë mbetet krimi brenda sistemit policor dhe është shumë i fuqishëm dhe bashkëpunimi me kriminelët kanë bërë që edhe policë a ish-policë të gjejnë mënyra sesi të devijojnë dhe kamuflojnë problemet. Por kalimi i hetimeve edhe në rrafshin ekonomik të thënat ndryshe hetimet e pasurisë së tyre duket se nuk mund të fshihen dot nga të dhënat dhe faktet që shtohen dita ditës.