Përfundon ballafaqimi në prokurori i Alda Klosit me Rozeta Dobin, zbardhen dëshmitë e grave

105
Sigal

Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë, Alda Klosi, dhe pastruesja e saj Rozeta Dobi, janë ballafaquar sot në Prokurori dhe më pas janë rikthyer në ambientet e burgut të grave.

Gazetarët e pranishëm thanë se Alda Klosi doli e qeshur nga Prokuroria dhe se të dyja gratë u kanë qëndruar besnike dëshmive që kanë dhënën më herët.

Më herët, ish-zyrtarja  ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.

Burimet thanë se ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla.

Por, ndërkohë është pastruesja, e cila rrëfen se paratë janë të ish-zyrtares së lartë dhe se ja la t’i ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish-burrin e saj me të cilin kishte përplasje.

Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet, me qëllim që të mund të provojë se paratë i përkasin ish-drejtoreshës së koncesioneve, si dhe të sqarojë rolin e pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit.

Nënë e bir vijojnë të mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes, ndërsa ish-zyrtarja Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie.