Humb jetën 40-vjeçari në Fier, dyshohet se është djegur aksidentalisht në punë(EMRI)

Ndërron jetë një 40 vjecar në Patos, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve. Alket Lamaj  dyshohet se ka pasur kontakt me një nga furrat e pjekjes në ndërrmarrje, ku si pasoje ka humbur jetën.

Fier/Informacion paraprak

NOA

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi Alket  Malaj., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.