Përfshihet nga zjarri shtëpia te rrugën e “Dibrës”, shpëtohet fëmija

336
Sigal

Një banesë private është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën e “Dibrës” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”.

Policia e Tiranës bën me dije se zjarri përfshiu banesën një katëshe të shtetasit K.A, dhe brenda ishte një fëmijë.

“Ai u nxor në mënyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”- njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.