Përfshihet nga zjarri një banesë e pabanuar në Elbasan, dy zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve

163
Sigal

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në Elbasan, rreth orës 09:40. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fushë Mbret”, 3 km nga qendra e qytetit.

Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit që përfshiu banesën u dërguan dy automjete të shërbimit zjarrfikës.

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit në këtë banesë, ndërkohë që edhe policia ka mbërritur në vendngjarje.