Përfshihet nga flakët stalla e bagëtive në Gramsh

385
Sigal

Ditën e sotme janë rikthyer sërish vatrat e zjarrit në rrethin e Gramshit. Në fshatin Cekin flakët e zjarrit kanë përfshirë një stallë bagëtish në pronësi të kryeplakut të fshatit.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, pasi në momentin e rënies së zjarrit bagëtitë kanë qenë jashtë stallës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat për 60 minuta kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.