Përfshihet nga flakët një banesë në Manëz, vetëm dëme materiale

179
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të premte në fshatin, Kullë në Manëz.

Policia njofton se zjarri ka rënë në shtëpinë e shtetasit, I. Q., ku janë regjistruar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Sot me datë 24.09.2021, në orën 11:50 në fshatin Kullë, Manëz, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Q., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.