127 kilogramë kanabis në makinë, arreston dy shqiptarë në Janinë

185
Sigal

Policia e Janinës finalizoi sot një operacion për zbulimin dhe bllokimin e një sasie kanabisi.

Sipas policisë helene, mësohet se sasia prej 127 kg kanabisi u gjet në një makinë që drejtohej nga dy shqiptarë, një 28-vjeçar me iniciale R.S. dhe një 41-vjeçar me iniciale A.M. nga Fieri.

Policia bllokoi gjithashtu në banesën e të arrestuarve edhe katër aparate telefonikë dhe një thikë. Çështja i kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Janinës.