Përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik që furnizon Peqinin, mbeten pa energji disa zona

42
Sigal

Një nënstacion elektrik i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Peqinit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme ndërsa shkak janë bërë stuhitë dhe shkarkimet atmosferike.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë nënstacion. Si pasojë, në zonën që furnizohet me energji elektrike përmes këtij nënstacioni, ka ndërprerje të shërbimit. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë ende për zgjidhjen e kësaj situate.

Fibra jashtë pune janë:

F 1 nst Përparim me 526 abonentë
F 2 nst Përparim me 2356 abonentë
F 3 nst Përparim me 1353 abonentë
F 4 nst Përparim me 1631 abonentë
Në total janë 5866 abonentë pa energji.