Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Astir, digjen 4 makina, 8 persona të lënduar

138
Sigal

Një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar tetë banorë, të cilët janë shkuar për mjekim në spital. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spital.

Sipas policisë zjarri ka shpërthyer në garazhin e pallatit në Unazë të Re, rruga “Aleksandri i Maqedonisë”.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.