Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, digjet pjesërisht, shpëtojnë familjarët

165
Sigal

Një shtëpi në fshatin Gjergjan në njësinë administrative me të njëjtin emër në bashkinë e Elbasanit është përfshirë nga flakët rreth orës 11:45 të ditës së sotme.

Për pasojë flakët kanë “pushtuar” të gjitha ambientet e banimit dhe çatinë duke djegur pjesërisht mobilet dhe pajisjet.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri , ndërsa automjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Burime zyrtare bënë me dije se janë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.