Përcillet në banesën e fundit Rikard Ljarja, të pranishëm kolegët e tij, Roza Anagnosti: Kam punuar me të në momente shumë të vështira

920
Sigal

Artisti i njohur, Rikard Ljarja është përcjellë sot për në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.

Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë braktisur atë por i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit.

Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti, ka gjetur forcën për të thënë disa fjalë nderimi për Rikardin, teksa kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

“Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin.

Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë”, tha Roza.