Historia e rrallë e “acidit bromaocetik” në Luftën e I Botërore. Gazi që gjymtoi gjysëm milioni njerëz në frontet e luftës, po përdorët sot edhe në kohë paqe

1218
Sigal

Ishte një masakër, që shkaktoi vdekjen ose dëmtimin e gati gjysmë milioni burrave në të dyja frontet brenda një muaji.

Historia e  rrallë e “acid bromoacetik” në Luftën e Parë Botërore

Historia e gazit që ndalohet në luftë, por përdoret në paqe

Në gusht 1914, pak ditë pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, një milion e treqind mijë ushtarë francezë përparuan drejt kufirit gjerman në atë që ka hyrë në histori si Beteja e Kufijve. Ushtarët francezë shkuan në sulm drejt telave me gjemba me armë gjermane me uniforma blu dhe të kuqe, të udhëhequr nga grupe, flamuj dhe oficerë kalorësiak,ë që mbanin dorashka të bardha. Ishte një masakër, që shkaktoi vdekjen ose dëmtimin e gati gjysmë milioni burrave në të dyja frontet brenda një muaji.

Në atë betejë anakronike, të luftuar me parimet taktike që datojnë nga koha e Napoleonit, u prezantua një risi teknologjike absolute, e cila në dekadat e ardhshme do të arrinte një sukses të jashtëzakonshëm larg fushave të betejës: disa ushtarë francezë ishin të armatosur me një granatë të posaçme, që ata mund ta gjuanin me armët e tyre. Kjo bombë e vogël përmbante një përzierje kimike të quajtur “acid bromoacetik”. Është një lëng toksik që avullon në temperaturën e ambientit. Frymëmarrja menjëherë vështirësohet, shkakton acarim të fortë ndaj syve, hundës dhe fytit: ishte gaz lotsjellës dhe në gusht 1914 ishte hera e parë që u përdor.

Historia e përdorimit të parë të këtyre gazeve, në realitet është mjaft e errët. Në vitin 1899, Konventa e Hagës tashmë e kishte ndaluar përdorimin e “gazrave helmues” në luftë. Gjithashtu për këtë arsye, francezët nuk kishin asnjë arsye për të reklamuar përdorimin e tyre të granatave të gazit lotsjellës. Megjithatë, nuk ka dyshime për faktin se midis gushtit dhe nëntorit 1914, francezët përdorën gaz lotsjellës në një mënyrë mjaft të kufizuar dhe me pak sukses. Këto sulme u përdorën më pas nga gjermanët si justifikim për ofensivën e tyre masive me gaz në pranverën e vitit të ardhshëm. Në prill 1915, ushtria gjermane lëshoi një re të gazit të klorit, për më shumë se gjashtë kilometra kundër pozicioneve të ushtrisë franceze në sektorin e Ypres në Belgjikë. Dimensionet e sulmit tregohen edhe në librat e historisë: që atëherë shumë e konsiderojnë atë të gjermanëve si sulmin e parë me armë kimike të historisë.

Kur perandoritë qendrore u dorëzuan në fund të nëntorit 1918, gazi lotsjellës pothuajse u zhduk nga fushat e betejës. Gazra të tjerë vdekjeprurës u përdorën në konflikte të vogla në mbarë botën dhe në konfliktin mes Iranit dhe Irakut në vitet ’80. Megjithatë, gazi lotsjellës së shpejti do të bëhej një instrument i përdorur gjerësisht në sheshe në mbarë botën.

Nga ushtarakë, në biznesmenë

Procesi filloi gjatë luftës, kur oficerë dhe ushtarë që kishin përjetuar efektivitetin e gazit lotsjellës në demoralizimin dhe shpërndarjen e armikut, filluan të ushtrojnë presion mbi qeveritë e tyre në mënyrë që rezervat e armëve kimike të mos shkatërrohen. Disa prej këtyre burrave, sapo u larguan nga ushtria, u bënë sipërmarrës dhe biznesmenë, të cilët e identifikuan gazin lotsjellës si një shans për të bërë një fitim. Një prej tyre ishte ish-nënkoloneli i ushtrisë amerikane Byron Goss, i cili themeloi kompaninë “Eerie Chemichal”, një kompani kimike që për vite me radhë ka shitur gaz lotsjellës në polici në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Gazi lotsjellës, mënyrë më “humane” kontrolli ?!

Në atë kohë, për të trajtuar turmat e zemëruara, ushtritë dhe policia nuk shkonin deri aty. Për demonstruesit është konsideruar mjaft normale për të përdorur armë zjarri, ose për t’i sulmuar me shkopinj gome. Megjithatë, të dyja këto metoda ishin shumë të dhunshme dhe opinioni publik po bëhej gjithnjë e më kritik ndaj ekseseve të forcave të sigurisë. Ndryshe nga pushkët dhe shkopinjtë, gazi lotsjellës lejoi që turma të shpërndahej pa lënë gjurmë të trupave apo gjakut në rrugë. Dukej, me fjalë të tjera, një mënyrë më humane për të kontrolluar turmat e zemëruara. Lobistët e gazit filluan ta publikonin atë si një mënyrë të sigurt dhe humane për t’u marrë me protestat në rrugë, ose “të egrit” që banonin në geto ose lagje problematike.

Ndërsa kërkesa po rritej, oferta gjithashtu u përmirësua. Inxhinierët studiuan metoda më të thjeshta për përhapjen e gazit, në krahasim me cilindrat e rëndë dhe predha artilerike të përdorura gjatë Luftës së Parë Botërore. Linjat e prodhimit për civilët u shfaqën gjithashtu: pistoleta, bombola dhe madje edhe shufra filluan të shiten si sisteme vetëmbrojtje, ndërsa cilindrat e gazit ishin instaluar në kasat bankare për të bllokuar përpjekjet për grabitje.

Gjithashtu, përbërja kimike e gazeve ndryshoi dhe nga përzierjet e para të përdorura në Luftën e Parë Botërore, të cilat ishin joefektive dhe ishin të shpërndara keq në ajër, sidomos në rastin e temperaturave të ulëta, ato kaluan në përzierje më të përpunuara dhe efektive.

Këto përzierje nuk janë gazra të vërteta, por lëngje ose lëndë të ngurta që në temperaturën e dhomës kthehen në aerosole (p.sh. një re e grimcave të ngurta ose të lëngshme të shpërndara në një gaz tjetër, si ajri). Më e përdorura sot është CS Gas, përbërësi kryesor i të cilit është orto-klorobenziliden-malononitrile, i shpikur nga disa shkencëtarë amerikanë në vitin 1928. Studimet e fundit kanë treguar se ky gaz vepron në trupin e njeriut, jo vetëm duke irrituar sytë dhe traktin respirator. Ngjashëm me gazrat nervore, një familje e gazrave vdekjeprurës, aktivizon drejtpërdrejt disa nerva, veçanërisht receptorët e dhimbjes.

“Lulëzimi” i gazit lotsjellës, nga SHBA në Europë

“Epoka e artë” e gazit CS filloi rreth dyzet vjet pas shpikjes së saj. Derisa gazi u kthye në fushat e betejës së Vietnamit, ku në disa raste u përdor për të detyruar guerrilasit e Vietchang të linin tunelet nëntokësore, e njëjta substancë filloi të mbahet madje edhe në Shtetet e Bashkuara, për të shpërndarë demonstrata kundër luftës në Vietnam. Në disa raste, protestuesit u sulmuan duke përhapur gazin CS nga aeroplanë të vegjël ose helikopterë. Kur lëvizja e protestës mbërriti në Evropë në vitin 1968, policia në Francë, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania Perëndimore gjithashtu filloi të përdorte masivisht gaz lotsjellës. Që atëherë, gazi lotsjellës ka vazhduar të përdoret për kontrollin e turmës në mbarë botën. Një hartë e krijuar nga Anna Feigenbaum e Universitetit Bournemouth tregon të gjitha përdorimet e dokumentuara të gazit lotsjellës gjatë vitit 2013.

Gazi lotsjellës dhe kundërshtitë mbi të

Sot përdorimi i gazit lotsjellës ka në vetvete disa kundërshti ose nosnsense. Në të kaluarën, gazi lotsjellës është shpallur si një mënyrë e padëmshme për të trajtuar trazirat, por në vitet e fundit është treguar se ato mund të shkaktojnë dëme shumë serioze. Në dekadat e fundit, të rriturit dhe fëmijët janë mbytur me gaz, ndërkohë që ende ekzistojnë shumë dyshime rreth efekteve që mund të sjellë ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre agjentëve. Banorët e sheshit Tahrir në Egjipt dhe ato të disa lagjeve në Stamboll, shtëpitë e të cilëve, në vitet e fundit, janë mbuluar me gaz lotsjellës për ditë dhe ditë tregojnë dëmtime në traktin e frymëmarrjes, që ka gjasa të bëhet i përhershëm. Shoqatat si “Amnesty International” e fusin gazin lotsjellës në “listat e mjeteve të torturës” dhe kërkojnë të ndalojnë përdorimin e tij, edhe pse mjetet alternative në dispozicion të policisë për të kontrolluar protestat janë ende shumë shqetësuese dhe potencialisht më të dëmshme se gazi lotsjellës. Por kontradikta më e dukshme të këtyre armëve është se përdorimi i tyre në luftë është i ndaluar nga Konventa kundër përdorimit të armëve kimike, ndërkohë që asnjë ligj nuk ndalon përdorimin e tij kundër civilëve.

Paradoksi

Në 14 Janar 1993, Shqipëria firmosi marrëveshjen e Armëve Kimike që ndalon prodhimin, magazinimin dhe përdorimin e armëve kimike, përfshirë dhe gazin lotsjellës në konflikte ndërkombëtare. Këtu qëndron edhe paradoksi, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vende të tjera në botë, të cilat e përdorin gazin lotsjellës pasivisht, madje edhe në ndeshje futbolli, kur në to ka konflikte mes tifozërive.

Paradoksi qëndron në faktin se gazrat lotsjellës CS, CN dhe CR bëjnë pjesë tek armët kimike të ndaluara në luftë, por të përfshira në listën e “Agjentëve për Kontrollin e Protestave”, përdorimin e të cilëve, Konventa e nënshkruar nga Shqipëria, e lejon për policitë dhe strukturat e tjera ligjzbatuese të një vendi për të shpërndarë tubimet.

“Shtetet ndalohen që të përdorin agjentët e kontrollit si armë në luftë”, thotë Artikulli I (5) i Konventës për Armët Kimike, i nënshkruar më 1993 edhe nga Shqipëria.

Paradoksi qëndron në faktin se Konventa që e ndalon gazin lotsjellës për t’u përdorur kundër armikut në luftë, e lejon përdorimin e tij nga policitë për shpërndarjen e protestave dhe tubimeve të dhunshme. Artikulli II (9) (d) i konventës përshkruan se çfarë nënkupton me “Agjentë të Kontrollit të Protestave”.

“Çdo përbërës kimik, ekspozimi ndaj të cilit shkakton thuajse menjëherë paaftësi fizike dhe irritim, por që këto simptoma zhduken brenda një kohe të shkurtër nga dalja jashtë këtij ekspozimi”, thuhet në Konventë.

Gazi “Cs”

Përdorimi i gazit lotsjellës, një akt kontrovers

Gazi “Cs” që rrjedh pas lëshimit të gazit lotsjellës është një substancë kimike e ndaluar nga Konventa e Gjenevës, ndërkohë që pranohet që zgjidh problemet e rendit publik. Bashkimi Europian ka zhvilluar një dokument të gjatë në të cilin thekson papërshtatshmërinë e përdorimit të këtij gazi, pikërisht sepse mund të shkaktojë efekte anësore të pakthyeshme.

Përqendrimi vdekjeprurës i CS (emri shkencor orthochlorobenzalmalonitrile) për sistemin pulmonar të 50 përqind të popullsisë së rritur vlerësohet të jetë 25,000 deri në 150,000 mg /m3. E lëshuar jashtë, një granatë CS gjeneron një re prej 6-9 metra në diametër, në qendër të së cilës mund të prodhohet një koncentrim prej 2.000-5.000 mg /m3;

CS e mikronizuar i përzier me një agjent anti-pluhur ose të trajtuar me repelente të ujit me bazë silikoni mund të qëndrojnë aktivë për ditë dhe javë, nëse pluhurizohet në tokë;

Sipas një studimi të publikuar në vitin 1989 nga “Journal of the American Medical Association”, absorbimi i CS do të metabolizohet në indet periferike në formën e cianidit, një kancerogjen i njohur. Profesori i toksikologjisë mjedisore në Universitetin Houard dhe bashkautor i studimit, Baiulus Ualker, në Korenë e Jugut, ku policia vendase kishte përdorur CS gjatë demonstratave (1987), gjeti komplikacione në mushkëri midis demonstruesve, dëmtimin e sistemit të frymëmarrjes së fëmijëve dhe rastet e dëmtimit kromozomal, deri në pikën ku thuhet se CS mund të jetë “shumë, shumë toksik” nëse përdoret në doza të gabuara;

Sipas komisionit mjekësor korean, “përdorimi i gazit lotsjellës kundër civilëve në Korenë e Jugut është një praktikë çnjerëzore dhe e papranueshme nga këndvështrimi mjekësor … Ne e konsiderojmë përdorimin e gazrave të CS dhe gazeve të tjera lotsjellëse me efekte kimike të krahasueshme, ekuivalente me një operacion të luftës kimike kundër popullatës civile dhe për këtë arsye ne kërkojmë një ndalim total të përdorimit të këtyre substancave”.

Në studimin e përdorimit të gazit lotsjellës (Croud Control Technologies – Një vlerësim i teknologjive për kontrollin politik), të porositur nga Parlamenti Evropian, ndër të tjera thuhet se në nivele të larta ekspozimi CS mund të shkaktojë pneumoni dhe edemë pulmonare fatale, mosfunksionim të frymëmarrjes, ose gastroenterit të rëndë dhe ulçerat shpuese.

Nga të dhënat e mbledhura nga STAA, duket se ekspozimi ndaj dozave të ulëta të CS rrit presionin e gjakut me një rrezik serioz për të gjithë ata mbi moshën tridhjetë vjeç nën stres fizik, ose me një aneurizëm të pashpjeguar. Gjithashtu, duket se CS është një ngacmues dhe se disa individë mund të zhvillojnë pezëm dermatit kontakti me lagë që rrjedhin.

Nga të dhënat e mbledhura nga Stoa, duket se CS në doza më të larta është shoqëruar me mosfunksionim kardiak, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje. Eksperimentet “in vitro” kanë treguar se CS është klastogjen (shkakton ndarjen e kromozomeve) dhe mutagjen (shkakton ndryshime gjenetike të trashëgueshme), ndërsa në raste të tjera CS mund të shkaktojë një rritje të numrit të kromozomeve anormale;

Gazeta britanike “The Times” shkruan se disa laboratorë në SHBA po punojnë në armë të tjera jo-vdekjeprurëse të bazuara në bomba që çlirojnë erëza të neveritshme për të shmangur kundërindikacionet që lidhen me CS dhe me gaz lotsjellës;

Vdekjet nga ekspozimi ndaj CS janë dokumentuar dhe raportuar nga “Amnesty International” që nga mesi i viteve 1990;

Gazeta e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë shton gjithashtu se “mundësia e pasojave mjekësore afatgjata të tilla si formimi i tumorit, efektet në sistemin riprodhues dhe sëmundjet e mushkërive është veçanërisht shqetësuese, duke marrë parasysh ekspozimin ndaj të cilit demonstruesit i nënshtrohen dhe jo demonstruesve në rasti i veprimeve të rendit publik “;

Pas përdorimit të CS për të shtypur demonstratat kundër Traktatit të Zonës së Lirë të Tregtisë të Amerikave në Quebec në prill 2001, Byroja Kanadeze e Shëndetit Publik këshilloi banorët të veshin dorashka gome dhe lente mbrojtëse kur merreshin me mbetjet, dhe gjithashtu për të hedhur ushqimin e kontaminuar, të zëvendësojë filtrat e kondicionimit të ajrit dhe të lajnë shtëpitë jashtë.

* Janë shfrytëzuar përkthime nga ilpost.it dhe academia.edu, si dhe foto nga Google