Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, Shqipërinë do ta vizitojë Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák. Kjo e fundit pritet të mbërrijë në Shqipëri në datat 1 dhe 2 qershor 2023.
Siç bën me dije zyra e shtypit të Presidencës, në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.






















