Nga muaji korrik, Instituti i Sigurimeve Shoqërore aplikoi pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind.Në një panoramë të përgjithshme të situates së nivelit të pensioneve në Shqipëri dalin në pah se deri tani nuk kemi një shenjë të tillë që të kemi mundësi të lexojmë nga një vendim qeverie a projekt se sa do të jetë rritja e pensioneve por me këtë buxhet që ka, me 3 muajt e mbetur (tetor, nëntor, dhjetor), që me buxhetin që ka miratuar qeveria, pensioni rritet për secilin muaj mesatarisht 5700 lekë në total e përkthyer për çdo muaj 1910 lekë të rinj.
Përllogaritja e indeksimit
“Llogaritet duke nisur me vlerën e pensionit që një pensionist merr mbi pensionin bazë por ka një përqindje që e vendos shteti në varësi të fondit total që ka vendosur dhe miratuar në fillim viti në buxhetin e vitit 2024, vlerë kjo e cila shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë pensionistët
Pensionet me KEMP
Konkretisht, personi që bëhet i paaftë për punë ka të drejtë të marrë pension invaliditeti. mënyrë të vazhdueshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listat me emrat e personave, dosjet e të cilëve shqyrtohen nga komsioni.Ndryshimet e bëra në ligj, përcaktojnë edhe rastet kur ndërpritet pagesa. Konkretisht, përfitimi i pagesës ndërpritet kur personi refuzon të kryejë ekzaminimet e kërkuara; kur dokumentacioni për rivlerësim nuk paraqitet sipas afateve të përcaktuara; kur personi nuk paraqitet në komisionin epror dy herë radhazi; kur vërtetohet që personi nuk është rezident në Shqipëri si edhe kur personi ka qëndruar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për arsye shëndetësore.
Kushtet e dokumentet për dritat
Por, cilat janë kushtet dhe dokumentet që duhet të dorëzohen? Për të marrë rimbursimin në vlerën e 1288 lekëve, duhet që pensionisti të jetë kryefamiljar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionistë (në këtë rast bashkëshorti apo bashkëshortja) ose të jenë të papunë punëkërkues.