PE ripublikoi deklaratën e tre eurodeputetëve, reagon Meta: S’mund të humbasim trenin e negociatave

277
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar me një mesazh pas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Europian, të tre eurodeputetev, ripostuar pak orë pasi e kishin fshirë.

Me një shënim në faqen e tij në rrjetet sociale, bashkëngjitur postimin e bërë nga PE-ja, me mesazhin e tre eurodeputeve, Meta, falënderon partnerët për mbështetjen në çeljen e negociatave.

Kreu i shtetit thekson se “kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit”. Dhe me thirrjen per kthimin ne shina, Meta apelon fort “S’mund të humbasim trenin e negociatave”.

Mesazhi i Metës

Falenderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave! 🇦🇱🇪🇺