EMRAT/ Durrës, njëri arrestohet për vjedhje, tjetri se nuk iu bind policisë dhe u përfshi në aksident

312
Sigal

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjēdhje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se B. Y., banues në Durrës, më datë 15 dyshohet se i ka vjēdhur shtetasit me inicialet R. Sh., një telefon dhe një sasi parash.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet I. P., 29 vjeç, banues në Marikaj, pasi duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe më pas është aksidentuar me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Vjēdhja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.