PE në një linjë me “Venecian” për Kodin Zgjedhor: 25 prilli, kyç për demokracinë

254
Sigal

Parlamenti Europian ka hartuar një rezolutë për Shqipërinë me theks të veçantë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm, pandeminë, por edhe marrëdhëniet me fqinjët, duke nënvizuar paktin me Greqinë për të zgjidhur cështjen e kufirit detar në gjykatën ndërkombëtare.

Zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021 do të jenë kyçe për vendin në konsolidimin e demokracisë” thuhet në draftin e hartuar nga Isabel Santos.

Por cfarë thuhet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor? Rezoluta, ashtu si dje Komisioni i Venecias, kërkon që në zgjedhjet parlamentare të shkohet me Kodin e ri që u miratua në 30 korrik.

Parlamenti Europian nënvizon rëndësinë e zbatimit të reformës zgjedhore të kodifikuar në Korrik 2020, të cilat janë në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Të zbatohet mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar në Tetor 2020”.

Gjithashtu, në rezolutë vlerësohen marrëdhëniet me fqinjët. “Vlerësojmë hapat konstruktivë drejt zgjidhjes së çështjeve bilaterale të pazgjidhura, përfshirë një pakt të përbashkët nga Greqia dhe Shqipëria për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi kufirin detar përmes drejtësisë ndërkombëtare”.

Në rezolutë inkurajohet qeveria shqiptare të përcaktojë me përparësi masat që synojnë zbutjen e ndikimit socio-ekonomik nga pandemia COVID-19.