PD: Qeveria të mos guxojë të provokojë shkodranët

599
Sigal

Deklaratë e nënkryetares së Partisë
Demokratike, dega Shkodër, Greta Bardeli


Të dashur qytetarë të
Shkodrës,mbarë opinioni publik është njohur me një nga shfaqjet më brutale të
individëve të veshur me pushtetin e qeverisë ndaj disa qytetarëve që merren me
tregti aq sa për të mbajtur me bukë fëmijët e tyre, e për të mbijetuar në këtë
kohë dramatike për ekonominë dhe qytetarët e Shkodrës. Sjellja e të
pangopurve,e falangave të dhunës së qeverisë që provokojnë qytetarët në hallin
e tyre, është e papranueshme dhe e dënueshme për ne të gjithë si qytetarë.


Partia Demokratike i bën thirrje
qytetarëve të denoncojnë dhe të bëjnë publik çdo rast të tillë dhe të gjithë si
shoqëri të dënojmë me forcë akte të tilla. Qetësia,respekti,dinjiteti qytetar
janë të shenjta dhe inpektorët e qeverisë mos të guxojnë të ngrenë dorën dhe
armët ndaj grave,burrave.


Mos të guxojnë të provokojnë
qytetarët e Shkodrës.

Të mbështetemi në vlerat tona
qytetare dhe të përbuzim së bashku dhunën.