Emigracioni tkurr popullsinë, bie numri i lindjeve në Shkodër

24
Sigal

Në 23 vitet e fundit numri i lindjeve në Shkodër ka rënë me më shumë se 50%. Rënia e lindjeve ka vijuar nga viti në vit dhe nga 3100 lindje që ishin në fillim vitet 2000 shprehet mjekia e spitalit të Shkodrës Dhurata Kuçi, viti 2023 u mbyll me vetëm 1300 lindje. Krahasuar edhe me një vit më parë ka një rënie pasi janë mbi 13% më pak fëmijë të lindur në Shkodër.

Mjekia Kuçi shprehet se arsyet e rënies drastike të lindjeve në Shkodër por edhe në mbarë vendin lidhet me emigracionin masiv të shkodranëve dhe shqiptarëve drejt shteteve të tjera, planifikim me jo më shumë se 2 deri në 3 fëmijë maksimumi dhe kushtet ekonomike jo të favorshme.

Shkodra është një prej qyteteve që ka të theksuar emigracionin masiv të viteve të fundit duke ndikuar kështu edhe në uljen e numrit të lindjeve.