Pasagjeri humbi jetën në udhëtim, mbërrin dy orë me vonesë trageti i linjës Ankona-Durrës

243
Sigal

Trageti i linjës Ankona-Durrës që është nisur nga Italia pasditen e djeshme në orën 19:00 ka mbërritur dy orë me vonesë ditën e sotme në portin Durrësit për arsye se një pasagjer i moshën 44-vjeç, ka pësuar arrest kardiak. Ndihma e parë pasagjerit i është dhënë në bordin e tragetit.

Në këto kushte, trageti ka ndaluar në afërsi të ishujve të Kroacisë dhe ka pritur një helikopter të ndërhyrjes së shpejtë italiane, i cili e ka marrë 44-vjeçarin dhe e ka dërguar në spital në Itali.

Mësohet se viktima është Nik Zogu 44 vjeç banues në qytetin e Durrësit me profesion shofer i një kamioni.