Samiti i BE javën e ardhshme, Macron i shkon për vizitë Merkelit

194
Sigal

Kancelarja Angela Merkel priti Presidentin francez, Emmanuel Macron në vizitën e parë të këtij lloji pas lehtësimit të masave anti-Covid nga Gjermania dhe ndoshta e fundit për politikanen gjermane.

Qëllimi i vizitës ishte koordinimi i dy vendeve në samitin e radhës të Bashkimit Europian, që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, e ku do të diskutohet edhe për çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që aktualisht janë të bllokuara nga vetoja bullgare.

Dy krerët e shteteve thanë në konferencën e përbashkët të shtypit para takimit se do të bisedojnë gjatë darkës për shumë tema në prag të samitit të rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet në datat 24 dhe 25 qershor 2021 në Bruksel.

Temat kryesore janë Turqia dhe Rusia, marrëdhëniet e BE-së me të cilat kanë filluar të zbuten ngapak pas vizitës së presidentit Biden në Bruksel dhe takimit të tij me presidentin Putin në Gjenevë. Por edhe përballja me variantin e ri të Covid, që po përhapet me shpejtësi në Evropë do të jenë temë e bisedës.