Pas Xhaçkës, edhe “Pjeshka” rrugës për në SPAK, ambasada gjermane e kallëzon për 132 milionë euro të fondeve për AZHBR

224

Një fakt është skandal e amoralitet për drejtësinë e re shqiptare: SPAK nuk veproi para 2 vitesh, kur provat e vjedhjes së fondeve të BE për bujqësinë u denoncuan .Ndërsa tani që i kallëzoi Drejtësia e BE, filloi hetimet menjëherë

Sigal

 Në raportin e SPAK për vitin 2022, drejtuesi Altin Dumani përmendi kallëzimin e bërë nga Ambasada Gjermane, EUROJUST dhe Zyra Evropiane Anti- mashtrim e Donacioneve (OLAF), me objekt vjedhjen e fondeve që ka akorduar për Shqipërinë në bujqësi, arsim, shëndetësi, infrastrukturën rurale, turizmin e ujësjellësit në vitet 2017-2021.

Sipas një burimi konfidencail nga BKH, që po merret me hetimin e grandeve bujqësore, thuhet se në kallëzimin e 3 institucioneve të BE, përveç raportit të KLSH, janë përdorur si indice e referim hetimi edhe dy shkrime të “Pamfleti”-t, në lidhje me vjedhjet e fondeve të BE.

Është shkrimi i datës 6 nëntor 2021, me titull: “Ministreshë Luleshtrydhja, aksion në AZHBR për të shtrydhur dosjet e korrupsionit që ka bërë me fondet”.

Në këtë shkrim, “Pamfleti” ka denoncuar vjedhjet e abuzimet me 93 milionë Euro kredi agro-blegtorale që ka dhënë BE në vitet 2017-2021; nga të cilat, 28 milionë Euro, ish- drejtoresha e AZHBR, sot ministre Frida Krifca, ua ka dhënë me 0% e 1% interes, ndërtuesve të kullave dhe bosëve të resorteve, agjencive turistike me letra false si gjoja “fermerë të mëdhenj”.

Edhe shkrimi datë 22 shkurt 2022, me titull: “Frida Krifca le pasuese në AZHBR, shefen e pagesës së grandeve dhe auditimit, që ka firmosur e fshehur vjedhjet”; është përdorur si indicie dhe referencë në kallëzimin që Ambasada Gjermane, EUROJUST e Zyra Evropiane Anti-mashtrit e Donacioneve të BE kanë depozituar në SPAK.

Në këtë shkrim kemi denoncuar faktin, që pas emërimit ministre e Bujqësisë, Frida Krifca, emëroi në krye të AZHBR vartësen e saj Eranda Selmanaj, me të cilën ka bërë batërdinë në fondet e BE, duke i ngarkuar detyrën të zhdukte, falsifikonte dhe dëmtonte dokumentet e korrupsionit e vjedhjeve që kishin organizuar bashkë në vitet 2017-2021.Pas kallëzimit nga BE, Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj u procedua penalisht nga SPAK e është nën hetim, ndërsa më 23 mars dha dorëheqjen për gjoja “Arsye shëndetësore”.Në fakt, atë e larguan Edi Rama, 3 ish-ministrat e Bujqësisë Çuçi, Peleshi e Milva Ikonomi, të cilët nëpërmjet ish-drejtoreshës Frida Krifca në vitet 2017-2021, me urdhrat e tyre kanë vjedhur e kanë çuar 132 milionë Euro fonde bujqësore të BE, te oligarkët e ndërtimit dhe resorteve me letra false si gjoja “fermerë”; madje edhe Klodian Zotos i kanë dhënë 630 milionë lekë sikur landfilli i Sharrës është fermë pemëtore.Sipas informacionit, drejtoresha Eranda Selmanaj e larguar para 3 javësh, përveçse është marrë e pandehur nga SPAK, është proceduar penalisht edhe nga EUROJUST e Drejtësia e Gjermanisë, për të cilën thuhet se gjatë marrjes në pyetje ka pranuar të bashkëpunojë si “E penduar”.Një fakt është skandal e amoralitet për drejtësinë e re shqiptare: SPAK-u nuk veproi para 1 e 2 vitesh, kur provat e vjedhjes së fondeve të BE për bujqësinë i denoncoi “Pamfleti”.Ndërsa tani që i kallëzoi Gjermania dhe drejtësia e Europiane, SPAK filloi hetimet menjëherë; por si indicie në kallëzimin e BE, janë edhe 2 denoncimet e bërë nga redaksia jonë.Pamfleti