Pas vendimit të gjykatës, ironizon avokati i kontrollorëve: ‘Dënuam puçistët’…

257
Sigal

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi, foli për media pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg dy kontrollorët, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, dhe “arrest shtëpie” kontrolloren Flora Ndreca.

Jashtë dyerve të gjykatës, avokati Kthupi theksoi se nuk është në gjendje të përgjigjet, ndërsa shtoi me ironi :

“Sot dënuam me masën e sigurisë arrest me burg ‘pucistët’. Është një ditë e mrekullueshme”.

Më tej, avokati theksoi se :

“Shpirtërisht nuk jam në gjendje t’iu kthej përgjigje, jam moralisht i dërrmuar. Njëri prej kontrollorëve sapo ka kaluar Covid-in dhe nuk është në gjendje të përballet me këtë situatë. Sa i përket akuzës, do të ishte koment ligjor, unë gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime”.