Restorantet dhe kafenetë hapur, 13 mijë shqiptarë të Kosovës zbarkojnë në Shqipëri

270
Sigal

Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur që ta kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Mësohet  se mbi 13 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë, këtë të premte sipas autoriteteve kufitare, ndërkohë që edhe mëngjesin e të shtunës fluksi është teje i madh.

Qytetarët deklaruan se ata janë duke shkuar në Shqipëri, ku mund të frekuentojnë kafenetë dhe restorantet, pasi në Kosovë janë të mbyllura. Ndryshe nga vendi ynë , Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare për 12 ditë, pas rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë javëve të fundit.