Pas Turqisë dhe Greqisë edhe Gjermania gati të njohë patentat Shqiptare

490
Sigal

Në një reagim në Facebook, Ministri i Jashtem në Detyrë ,Gent Cakaj, bën me dije se edhe Gjermania do te njoh patentat shqiptare. Pas procesit të verifikimit teknik për procedurat e marrjes së lejeve të drejtimit dhe sigurinë në trafik në Shqipëri, do të vazhdohet menjëherë me dinamikën drejt marrëveshjes përfundimtare, e cila sipas Cakaj do të lehtësojë jetën e shqiptarëve në Republikën Federale të Gjermanisë. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit në Ministrinë federale të Transportit, Guido Zielke.

Cakaj sqaroi gjithashtu se e gjithë praktika do të zgjasë në kohë, për shkak se procesi i vendimmarrjes për njohjen e patentave duhet të shqyrtohet në të 16 landet e Gjermanisë, përpara se të kalojë për miratim në nivel Federal.

Kryediplomati siguroi se Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ta arritur marrëveshjen sa më parë. “Ne do të vazhdojmë punën për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve shqiptarë”-përfundoi Cakaj postimin e tij.