Pas takimit me Edi Ramën, naftëtarët mblidhen sërish në uzinë

326
Sigal

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit janë mbledhur sot para Uzinës, pas takimit që patën dje me kryeministrin Rama.

Pjesëmarrësit në takimin e djeshëm po komunikojnë sot me të gjithë naftëtarët, për të vendosur se çfarë do të bëjnë me kërkesat e tyre si dhe propozimet që iu ofroi Rama.

Siç u raportua edhe dje, pagat e prapambetura me gjyq nuk janë marrë përsipër nga qeveria për 505 naftëtarët që e kanë fituat këtë gjyq, duke deklaruar se është marrëdhënie privat me privat.

Kryeministri Edi Rama në takimit mësohet të ketë thënë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë firmë serioze që të marrë përsipër rinisjen e punës, pasi mendojnë se kostoja është e lartë. Ndonëse u fol se qeveria do t’i jepte mbështetje financiare naftëtarëve, deri më tani nuk është përcaktuar ende se sa do të jetë ajo.

Kujtojmë se dje pas 26 ditësh të ngujuara, naftëtarët vendosën që të lënë grevën e urisë, për të takuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa shpresuan se nuk do të zhgënjeheshin nga takimi në fjalë