Të infektuarit me koronavirus, Pëllumb Pipero: Ja me çfarë ilaçi po i kurojmë pacientët tek Infektivi

86

Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirusi.

Ai u ndal edhe tek “hidroksiklorokina” e cila u miratua së fundi me shpejtësi nga FDA si një protokoll mjekimi në SHBA, kombinuar edhe me “azitromicinën”.

Pipero tha se “hidroksiklorikina” ka ardhur edhe në Shqipëri e tashmë ka filluar të përdoret tek disa pacientë.

“Hidroksiklorokina është futur prej një jave dhe presim të kemi rezultatet e para”, tha Pipero që pohoi se ecuria duket pozitive.

Ndërkohë ai shtoi se për vaksinën duhet të presim të paktën edhe një vit.

“Personalisht nuk kam ndonjë shpresë të madhe, që këtë vit mund të kemi një vaksinë efektive, vaksina mund të dali nga fundi i vitit dhe të jetë në përdorim për njerëzit nga marsi i vitit tjetër”, tha Pipero.