Pas nderimit në xhami, homazhe për Ibrahim Bashën në Pallatin e Brigadave

631
Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrare dje në Lazarat do të përcillet sot me nderimet më të larta shtetërore.
Ceremonia në nder të tij ka nisur me nderimet fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31-vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman, edhe mesazhi i tij i fundit në Facebook ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së Ramazanit ku i uronte gjithë besimtarëve një agjërim të mbarë.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin familjarë, të afërm, miq, kolegë, por dhe dhjetra besimtarë myslimanë.
Pas ceremonisë në xhami, trupi i efektivit të RENEA-s eshte vendosur në ambientet e Pallatit të Brigadave ku po kryhen homazhet. Në ceremoninë e homazheve të organizuar nga qeveria pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit.
Te paret qe jane perulur para trupit te te ndjerit kane qene kolege te tij te RENEA-s, efektive te policise se shtetit, por edhe ish-kologe te tij ushtarake. Ndërsa nuk munguan edhe figura të politikës, mes tyre edhe Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministri i Brendhshën Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Mireqenies Siciale dhe Rinise Blendi Klosi etj.
Më pas rreth orës 16:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e lamtumirës dhe Ibrahim Basha do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve,pas shpalljes “Dëshmor i Atdheut”.
Lu: Në emër të SHBA, mirënjohje Ibrahim Bashës
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke folur në homazhet në nder të efektivit Ibrahim Basha, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij në misionet paqeruajtëse. 
“Ne nderojmë kontributin e nëntetar Ibrahim Bashës në Irak e Afganistan. Ai ka marrë medalje për shërbimin e ofruar në këto misione të rrezikshme”, ka thënë Lu. 
Në emër të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së tij dhe shqiptarëve.
Meta: Shteti të reagojë me forcën e drejtësisë
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se, Ibrahim Basha e kreu me nder detyrën e tij, ndaj meriton nderim dhe mirënjohje të përhershme. 
“Ti dhe kolegët e tu na keni bërë krenarë me kontributin tuaj. Fatkeqësisht, terrorizmi goditi në mënyrë të pabesë. Eshtë detyra jonë, e shtetit dhe shoqerisë, të vendosim drejtësi”, ka thënë Meta. 
Ai ka shtuar se, “kjo sakrificë sublime duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe një drejtësi të fortë”.

Tahiri: Dora e krimit dhe terrorit i mori jetën Ibrahim Bashës
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbajti një fjalë rasti në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Prigadave në dner të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha i cili u vra në Lazarat. Tahiri tha se dora e pabesë e krimit dhe e terrorit i mori jetën njeriut që ishte hero edhe përsë gjalli, sic e quajti Tahiri.
Po ashtu ministri i Brendshëm garantoi se nuk do të ndalen derisa të vënë para përgjegjësisë autorët.
Saimir Tahiri: Kjo është familjae jote e madhe. Përuelemi përpara teje me mirënjohje. Fati i keq deshi që një dorë e pabesë të merrte jetën, e frikës dhe e terrorit u ngrit mbi ty, jo përballë sic i ka hije një trimi si ty, por fshehtas, pabesisht mbi ty. E gjithë Shqipëria është me ty, përulet mbi ty. Ti ishe hero edhe për se gjalli.
E gjithë Shqipëria u shtang, dora e krimit e terrotit të mori jetën në vendin tend. Luftë nuk ka. Jetën tende e dhe për popullin tënd, në atë fshat të mbajtur peng për dekada.
Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka mbi dy dekada që rritet për të sfiduar shtetin, ligjin. Kjo dorë mori jetën tendë. Në atë fshat plot me njërëz të ndershëm ku kanë mbetur kriminele. në atë fshat që vjet e cliruam nga droga, por që nuk e kemi mbaruar ende.
Dini dicka që nuk e thoni kurrë, krimit i mjafton të këtë sukses vetëm njëhërë. Ndërsa policia duhet të ketë sukses cdo herë, cdo sekondë të jetës, e djeshma ishtë dita jote e pafat Ibrahim . Ajo dorë ka goditur shtetin, shoqërinë. Nuk je vetëm, as tani, as nesër nuk do jesh. cdo Punonës i policsë së shteti ëeshtë me ty, Shqipëria është me ty.
Nuk do rreshtim kurrë të vëmë përpar përgjegjësi dorën e krimit që të vrau ty. Athdheu nuk mund të kishte miq më të mirë se ty Ibrahim.

Edi Rama: Ibrahim Basha, simboli i sakrifices
Edi Rama: Unë nuk e kam njohur Ibrahimin, as ju që jeni të pranishëm këtu nuk e keni njohur. Ne nuk dimë asgjë për Ibrahimin. Nuk dimë as si u ndje kur iku të luftonte jashtë atdheut, Ne nuk e njohim dhe nuk kemi për ta njohur ndonjëhërë, por erdhem për ta nderuar. Prania jonë është një kujtim për rrugën e tij të re. Fjalët tona nuk mund ta zbusin zemrën e bërë gur të familjes së tij. E ardhmje dhe endrra e tij kanë mbaruar.
Duke nderuar këtë njeri që nuk na lidhe asgjë nuk ulemi para një të vdekur, por përpara një simboli të sakrificës. Trupi që kemi përara është shëmbëlltyra e një ideali.
Ai ishte në anën e cdo familje shqiptare. Ju familja e Ibrahimit i mësuat vlerën e nderit të respektit dhe të detyrës. Më duket e kot cdo frymëmarrje teksa djali juaj nuk merr frymë. Mos e troturoni veten me kujtime që ju la. Mendoni sesa shumë familje shqiptare janë mirë falë sakrificave të dajlit tuaj.

Sigal