Pas Malit të Zi, ja cili është shteti që fut Shqipërinë në listën e kuqe

467
Sigal

Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia ditën e sotme ka futur Shqipërinë dhe Portugalinë në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja nënkupton një karantinë 14-ditore, përveç disa përjashtimeve. Për shqiptarët që duan të futen në Slloveni duhet të bëjnë një karantinë 14 ditore. Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme. Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe. “Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe”. i, ja Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit. Theksojmë se ditën e hënë ishte Mali i Zi që mbylli kufirin me Shqipërinë.