Pas Londrës, terror edhe në Belgjikë/ “Kërcënonte” me thikë qytetarët, vritet autori

511
Sigal

Policia belge ka plagosur një person në qytetin e Gentit.

Mediat vendase raportojnë se i plagosuri kishte një thikë në dorë dhe do të sulmonte njerëzit.

Forcat speciale të Belgjikës kanë ndërhyrë menjëherë dhe e kanë qëlluar duke i lëshuar thikën në dorë, ku më pas e kanë arrestuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak minuta pasi në Londër u vra një terrorist i cili pothuajse në të njëjtën mënyrë, me anë të një thike plagosi të paktën tre persona.

“Hetimi po vazhdon, ne do të komentojmë më vonë,” tha prokurori publik që po merret me rastin në fjalë në Belgjikë.