Aksident në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, plagosen 2 persona

541
Sigal

Një aksident tjetër regjistrohet në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Labinot Fushë rreth orës 18.00 të mbrēmjes së sotme, ku janë përfshirë të paktën pesë automjete.

Fatmirësisht në këtë aksident ka patur dëme materiale dhe dy persona të lënduar lehtë.

Shkak i aksidentit është bërë kalimi me shpejtësi i një eskorte policie.

Drejtuesit e automjeteve të përfshirë në këtë aksident të ndodhur nën presionin e automjeteve të policisë që shoqëronin si eskortë autokolonën e makinave të tjera janë përshirë nē aksidentin masiv. Policia ndodhet në vendngjarje.

Në spital ndodhet vetë një 40 vjeçare, e cila është lënduar në aksident. Në aksident është përfshirë edhe një automjet me targa greke,, që nuk ka pësuar dëme.