Pas 25 vitesh pastrohen kanalet vaditëse, 81 milionë lekë fondi

521
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ishte në Fier ku përuroi zyrën e re veterinare, e konceptuar si një klinikë ku do ruhen të dhënat për bagëtitë, si një mundësi gjurmimi të ecurisë së tyre. Gjithashtu Panariti inspektoi dhe punimet për pastrimin e kanalit vaditës Vjosë-Levan, ndërhyrje që kryhet për herë të parë pas 25 vitesh dhe do ndihmojë për vaditjen e tokave bujqësore të zonës dhe do të shmangë përmbytjen e prodhimeve. Hapja e stacionit të parë veterinar në qarkun e Fierit dhe krijimi i një dabase të kafshëve do t’u vijë në ndihmë veterinerëve dhe fermerëve për evidentimin në kohë të sëmundshmërisë tek kafshët, dhe rrezikun e transmetimit të tyre tek njeriu. Ministri Panariti pasi pa nga afër klinikën veterinare theksoi se do jetë pika e kontaktit me fermerin dhe do garantojë blegtori cilësore. 
Panariti: Ke një historik të plotë të kafshës që është thelbi i gjurmueshmërisë, po kështu kontrollon lëvizjen, raportohet çfarëdo lloj sëmundje apo shqetësimi që mund të ketë kafsha gjatë ciklit të saj prodhues nëprëmjet një sistemi shumë modern që përmbledh informacion të artikuluar të kafshëve. Në këtë mes tashmë ne kemi dhe një statistikë të qartë për numrin e bagëtive që ka qarku i Fierit. Ministri Panariti inspektoi dhe ndërhyrjen për pastrimin pas 25 vitesh të kanalit vaditës Vjosë-Levan- Fier, ku po punohet në lotin e dytë me gjatësi 10 km. Panariti: Arteria e zëmrës së sistemit vaditës të Shqipërisë. Do të bëhen dhe vepra arti në të gjithë gjatësinë e kanalit që do të jenë sipas standarteve më të përparuara dhe kanali do ketë në kapacitet të plotë për të pritur dhe ujërat e larta dhe për të garantiar vaditjen e të gjithë zones Investimi 81 milion lekë i Qeverisë, pastrimi i kanalit vaditës pritet të rrisë ndjeshëm prodhimin në rreth 14 mijë ha tokë bujqësore.
Sigal